Skënder Brataj flet mbi pretendimet e Bashës: Pse nuk mbulohen dot vdekjet nga Covid-19

20 Nëntor 2020 | 15:21

Pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria dhe Spitalin Infektiv kanë fshehur numrat realë të viktimave nga Covid-19  shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Euronews Albania tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mjekëve, ndërsa shtoi se numra e vdekjeve nuk mund të manipulohen.

“Kjo histori e akuzave nuk është sotme, por është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë. Nuk mund të mbulosh viktimat ose humbjet e jetëve, dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Mjeku ka bërë një betim, dhe asnjëri nga ne nuk punon me orar zyrtar. Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhet mjekut, sepse ai ka kartelën e pacientit dhe shkruhet në kartelë edhe shkaki i vdekjes, dhe kjo dokumentohet dhe ne raportojmë tek morgu, drejtoria e spitalit dhe tek ministria”, tha ai.

Ai tha se morgu është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të dhënat e tij nuk mund të përmbysin evidencat, të cilat i disponojnë dy institucionet e lartpërmendura.

“Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë”, tha Brataj.

Mjeku Brataj i tha gazetares Bruna Çifligu se aktualisht nuk ka rrezik për një ri-mbyllje të dytë. Ai shtoi se përqindja e vdekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit mbetet e ulët.

“Indikatorët janë akoma nën kontroll dhe janë të menaxhueshëm. Nuk ka këtu arsye për t’u alarmuar. Jemi akoma tek masat e mesme, mund të ketë kufizime oraresh, kufizim aktiviteti për subjektet, të cilat nuk janë esenciale. Përqindja e vdekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit është e ulët”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Akuzat e Bashës, Ministria e Shëndetësisë: Cenojnë rëndë dinjitetin e bluzave të bardha

Akuzat e Bashës për fshehje të vdekjeve nga COVID, përgjigjen mjekët: Tronditëse, do thërrasim prokurorinë

Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026