Kazizaj: Gjobat që mori Rama nga KQZ në 2021-in për fshehje të të ardhurave

9 Prill 2023 | 20:39

Altin Kazizaj, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e ka konsideruar ‘frut’ i fantazisë së Edi Ramës deklaratën se një pjesë e fondeve për fushatë zgjedhore do të shkojnë për të mbjellë pemë.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se në vitin 2021 Rama dhe partia e tij morën 5.5 milion gjobë pasi nuk raportuan siç duhet për buxhetin e dhënë nga KQZ.

Më tej ai shtoi se Rama këtë vit po përdor një mekanizëm tallës.

“Rama dhe partia e tij në vitin 2021 kanë qenë subjekt  i disa masave administrative  të vëna nga KQZ. Ka qenë 5.5 milion gjoba. Është një mekanizëm tallës. Nuk mundet që në një territor të caktuar dhe nëse do të ishte e vërtetë që kryeministri i një vendi të ushtrojë fuqinë e tij për të mbjellë pemë. Ai të raportoi buxhetin e marrë në zgjedhjet e para e më pas të gjejë lekët për t’u dhënë lekë kryebashkiakëve për të mbjellë pemë, që janë frut i fantazisë së tij në një pikturë që ka bërë në fundjavë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026