Fshati i parë ekologjik në Austri, banorët jetojnë me riciklimin e mbeturinave

10 Prill 2023 | 20:43

Dikur një kapanon ushtarak, ky vend tani quhet komuniteti Kambium. 60 persona u zhvendosën këtu në Fehring, jo larg qytetit të Gracit, duke ngritur një laborator jetësor, përmes praktikave të riciklimit dhe ripërdorimit.

I mbështetur nga BE, strategjia kryesore e jetesës së këtij komuniteti konsiston në përforcimin e ndërlidhjes së lëndëve të ndryshme. Një prej praktikave të tyre quhet “Bio-Majler”, një stok përbërjesh drusore, i përbërë nga mbeturinat e zdrukthtarisë.

 “Nëse gërmon këtu mund ta ndjesh se përbërja është shumë e ngrohtë. Sot ju nuk mund ta shihni avullin që ngrihet sepse është shumë ngrohtë jashtë. Por kjo ngrohtësi kanalizohet në një sistem shtëpiak dhe përdoret për të ngrohur shtëpinë tonë të gjelbër”,-tha Cosmo Atef, banor i komunitetit Kambium.

E ngrohur edhe përmes një “muri natyral”, i ndërtuar me materiale lokale, shtëpia e gjelbër është jetike për pastrimin e ujërave të zeza nga tualetet, lavatriçet dhe lavamanët.

 “Kjo zgjidhje e bazuar tek natyra do të thotë se bimbët dhe mikro-organizmat në këtë nënshtresë punojnë për ne. Nuk na duhen energji shtesë për të pastruar ujin dhe i jemi përshtatur një zgjidhjeje efikase, ekologjike, të qëndrueshme dhe socialisht të pranueshme, që na lejon të pastrojmë ujin dhe ta ripërdorim atë”,-tha Marco Hartl, inxhinier ambienti.

Uji i rifituar përdoret për të ujitur kopshtet bimore, të plehëruara me fertilizues të lëngshëm, që nxirret nga fabrika e vogël e mini-biogazit.

Rezultati është 70 kultura të ndryshme, që ushqejnë banorët dhe mbyllin ciklin e ripërdorimit, pasi përfundojnë në enët e tyre dhe riciklohen sërish.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026