Çfarë do t’i ofrojnë elektoratit Rama dhe Berisha me ‘Podcast’? Flet eksperti
Eksperti i komunikimit Rezart Cenaj ka folur në lidhje me “Podcastet” e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se podcastet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre, duke shtuar se një politikan ndihet më i lirë në një format të tillë.
Sipas tij “Podcasti” përdoret për fushata, për të përçuar programe dhe për të zgjeruar mbështetësit.
“Podcastet varen nga tematika që trajtojnë. Patjetër që mund të ketë dhe rolin e gazetarit, por jo në të gjitha rastet duhet marrë si një rast informues. Ka avantazhet dhe disavantazhet e veta përsa i përket audiencës. Unë mendoj se qëllimi kryesor është komunikimi me audiencën e tyre dhe për të zgjeruar audiencën dhe mbështetësit e tyre. Përdoret në fushata, para fushatave, për të përçuar mesazhet dhe programet. Patjetër që përdoret dhe për të zgjeruar mbështetësit. Në një podcast një politikan është më i relaksuar dhe ka një afrimitet me audiencën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëndruan të bllokuar për 14 orë, shpëtohen të gjithë minatorët e Trepçës
- “Linjë politike anti-amerikane në zgjedhje”, Daci: Po sulmojnë SHBA e jo Kim
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë