“Linjë politike anti-amerikane në zgjedhje”, Daci: Po sulmojnë SHBA e jo Kim
Politologu Alban Daci është shprehur se opozita duke sulmuar ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim po sulmon SHBA.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci theksoi se në këto zgjedhjet kemi një linjë politike anti-amerikane, duke theksuar se opozita po ‘sulmon’ SHBA për hallet e veta.
“Askush as ne nuk e kishim menduar se tashmë duhet të kishte një filozofi politike e cila ka probleme me stabishmentin që ka një orientim të mirëfilltë. Nuk mund të thuhet që ka orientim anti-amerikan në momentin që ambasadorja amerikane sulmohet, akuzohet për korrupsion. Nëse ti sulmon ambasadoren e SHBA, automatikisht ke sulmuar DASH. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është se në këto zgjedhje kemi një linjë politike anti-amerikane që lidhet me nevojën e saj për të mos pasur ndryshime stabishmenti. Kemi arritur deri në atë lajthitje që mendojmë se Soros ndryshon linjën strategjike të SHBA. Interesat amerikane mbeten të njëjta pavarësisht se kush vjen president”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet