Nuk do rikandidojë për Hasin. Morina: Ishte vendimi im, qeveria nuk më mbështeti
Liman Morina tha për Euoronews Albania se arsyeja se pse ai nuk do rikandidojë për bashkinë e Hasit ka qenë vendim i tij personal dhe jo i kryesisë së Partisë Socialiste.
Arsyeja se pse ai vetë e mori këtë vendim sipas Morinës, është sepse në 4 vitet e fundit që ai ka drejtuar bashkinë e Hasit nuk ka pasur mbështetjen e duhur financiare nga qeveria, ndaj nuk ka bërë as investime në Has.
Në një situatë të tillë, ai është shprehur se ka vendosur të mos dalë më para qytetarëve, në mënyrë që të hapë rrugën për kandidatët që do kenë më shumë mbështetje.
“Vendimi ka qenë i imi personal unë vetë nuk kam pranuar të kandidojë në bashkinë e Hasit, sepse unë kam një eksperiencë shumë të gjatë në pushtetin lokal.
Kam qenë 3 herë kryetar bashkie dhe dy herë kryetar komune. Unë i njoh problematikat, por nuk ka qenë vendim i kryesisë së Partisë Socialiste, por ka qenë vendimi im personal që kam marrë për të mos rikandiduar për bashkinë e Hasit.
Unë nuk jam i lodhur, por 4 vitet e kaluar nuk kam gjetur mbështetjen e duhur e duhur nga qeveria shqiptare për financime, për të bërë investime në bashkinë e Hasit e duke pasur parasysh që nuk kam bërë investime nuk kam dalë para qytetarëve, sepse nuk kam pasur çfarë t’u them atyre”,-tha Liman Morina.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë