‘Pastaj do kthehet e të reagojë Jorgji…’, ish-lojtari nis kritikat
Mesditën e së dielës, FSHF publikoi një njoftim në të cilin bënte me dije se ishte anuluan ndeshja e kategorisë superior mes Kastriotit dhe Bylis, ndërsa shkak ishin bërë kërcënimet me jetë të drejtuesve të klubit krutan, ndaj gjyqtarëve.
Gjithashtu akuza prekte dhe një pikë tjetër, atë të përballjes mes Kastriotit dhe Laçit, ku sipas FSHF, gjyqtari i ndeshjes anulloi një gol të rregullt në favor të kurbinasve, i cili do të sillte fitoren e tyre. Ndërsa ndeshja më pas u fitua nga Kastrioti, por i kushtoi vendin e punës trajnerit të Laçit Gentian Mezani, me këtë të fundit që u shkarkuar nga drejtuesit e klubit.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ish-lojtari Artur Çobani, ku shprehu kritikat e tij në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews Albania.
Ngjarjet e fundit në sport ai i ka konsideruar skandale.
“Kush televizion ka paraqitur pamjet e asaj që ndodhi në Pukë, askush përveç thënieve të këtyre gjyqtarëve. Atëherë po këto thënie e gjyqtarit tjetër që unë jam kërcënuar, pse nuk i marrin për bazë? Ku qëndron hezitimi. Apo do të shkojmë me hipotezën që pas 10 vitesh të dalin e të thonë që unë sjam më Enea Jorgji. E keni parasysh rastin në Kukës. Këto janë skandale. Më vjen shumë keq që opinioni sportiv është shumë i dobët. Janë boshatisur stadiumet”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta