PD kërkoi çregjistrimin e Ismailajt nga zgjedhjet, KAS nuk merr në shqyrtim kërkesën
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj, me arsyetim pasi ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike më herët ankimoi në KAS regjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore”- thuhet në njoftimin e KAS.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fshati i parë ekologjik në Austri, banorët jetojnë me riciklimin e mbeturinave
- Qëndruan të bllokuar për 14 orë, shpëtohen të gjithë minatorët e Trepçës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë