Rojet bregdetare italiane shpëtojnë 1200 emigrantë në Detin Mesdhe

11 Prill 2023 | 12:36

Roja Bregdetare Italiane shoqëroi këtë të martë dy varka me 1200 emigrantë në Detin Mesdhe si pjesë e një operacioni të madh shpëtimi.

Punonjësit e urgjencës nxituan për të shpëtuar një varkë me 400 emigrantë në bord, pasi morën thirrjen nga varka. Roja Bregdetare i tha CNN të hënën se po shoqëronte gjithashtu një anije tjetër që mbante 800 emigrantë.

“Gjatë natës, në orën 4:34 të mëngjesit ne folëm për herë të fundit me njerëzit në bord. Ata konfirmojnë se mjetet lundruese të rojes bregdetare italiane po i shoqërojnë në kushte të këqija atmosferike. Njerëzit janë të qetësuar nga prania e mjeteve të shpëtimit dhe shpresojmë që së shpejti të gjithë të jenë të sigurt”, shkroi Alarm Phone.

Roja bregdetare po udhëton pranë varkës gjatë rrugës për në Itali, sepse një eskortë është “më e sigurt” sesa të përpiqet të shpëtojë ata që ndodhen në bord në mot të keq, tha Felix Weiss, një zëdhënës i Sea-Watch International, një organizatë gjermane që kryen kërkimin dhe operacionet e shpëtimit në Mesdheun qendror.

Emigrantët ishin bllokuar përgjatë një rruge emigracioni midis Italisë dhe Maltës, për të cilën OJQ-të kanë paralajmëruar se është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Varka me 400 emigrantë u nis nga Tobruku, Libi, dhe ishte në rrezik të përmbysej nga uji. Shërbimi tha gjithashtu se shumë veta në bord kërkonin kujdes mjekësor duke përfshirë një fëmijë, një grua shtatzënë dhe një person me aftësi të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026