Vritet në mënyrë monstruoze mafiozi në Podgoricë, kundërshtarët i djegin kokën
Një vrasje monstruoze ka ndodhur në Malin e Zi, në fshatin Steke, në afërsi të Podgoricës, ku anëtari i grupit mafjoz Skaljar u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur në pjesën e kokës dhe kraharorit.
Trupi i viktimës u gjet nga një banor i zonës, i cili ishte duke u kthyer në fshat dhe evidentoi trupin e pajetë dhe të djegur.
Viktima u identifikua nga tatuazhet që kishte në këmbë, në parakrahun e djathtë dhe në qafë. Ai është 23-vjeçari Vidak Vujoviç, një person që njihet për lidhjet me klanin mafioz Skajlar që vepron në Malin e Zi por edhe Ballkan.
Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet po bëjnë ekzaminimin e komunikimeve telefonike, kontrollin e kontakteve të 23-vjeçarit dhe rishikimni e pamjeve nga kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorëve.
Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona në polici në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për vrasjen dhe mund të ndihmojnë hetimin.
Klani Skaljarski ka rënë pre e goditjeve të mëdha vitin e fundit, ku në shtator u eliminua në Stamboll kreu i kësaj organizate mafioze Jovan Vukotić. Gjatë vitit 2022 u vranë dhe dy njerëzit më të fuqishëm në këtë klan: Minja Shaković në Budva, në qershor 2022 dhe Goran Vlaović.
Për vrasjet të dyshuarit kryesorë janë anëtarët e klanit kundërshtar të Kavaçit.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda