Aktori dhe skenaristi i njohur Fatos Berisha shpjegon filmin e tij të fundit dhe projektet e vitit 2020

25 Dhjetor 2019 | 13:52

Fatos Berisha është një aktor, skenarist, regjisor, muzikant dhe drejtor i festivalit më të madh të filmit në Prishtinë, të quajtur PriFest.

Ai është një ndër figurat kryesore të artit në Kosovë dhe Shqipëri, duke i çuar të dy këto vende në salat më të rëndësishme të kinematografisë në botë.

Berisha sot konsiderohet si ndër të paktët njerëz, i cili bën thirrje të vazhdueshmë për më shumë vëmendje ndaj teatrit, kinematografisë dhe kulturës në përgjithësi.

Në një lidhje direkte me Euronews Albania ai thotë se për realizimin e filmi të tij të fundit i quajtur “Cirku fluturues” i janë dashur rreth nëntë vite që nga shkrimi i skenarit deri në përfundimin e filmit.

“Cirku fluturues” ka qënë pjesë e kategorisë kryesore garuese në Festivalin e filmit në Tullin.

Për Z. Berisha kjo ka qenë ngjarja kryesore e vitit që po lemë pas.

I pyetur për 11 vjetorin e festivalin të filmit PriFest në Prishtinë, aktori i njohur tregon se në këto edicione ka patur shumë të ftuar të rëndësishëm të kinematografisë botërore.

“Kam dy shfaqje teatrore këtë vit, në Shkodër dhe nesër në teatrin Adriana në Ferizaj. Vitin e ardshëm do të merrem me projekte teatrore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut  dhe ndërkohë po shkruaj një skenar të ri filmik”, tha ai duke nënvizuar projektet e vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026