SHBA kontrast Kinës në Azi, amerikanët stërvitje me ushtrinë filipinase

11 Prill 2023 | 15:59

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet nisën të martën stërvitjen më të madhe ushtarake ndër vite, që përfshin përdorimin e municioneve reale dhe sulmin e një luftanijeje në ujërat përtej Detit të Kinës së Jugut dhe Ngushticës së Tajvanit.

Stërvitja mes dy aleatëve do të zgjasë deri më 28 prill dhe do të përfshijë mbi 17 mijë e 600 anëtarë të personelit ushtarak.

Rreth 12 mijë e 200 ushtarë amerikanë, 5 mijë e 400 trupa filipinase dhe 111 australiane po marrin pjesë në këtë stërvitje, më e madhja në tre dekada histori.

Forcat amerikano-filipinase do të fundosin një mjet lundrues 61 metra të gjatë në ujërat territoriale të kompleksit të ishujve, përmes sulmeve ajrore dhe atyre me artileri.

Stërvitja filloi një ditë pasi Kina përfundoi një stërvitje të ngjashme treditore që simuloi rrethimin e Tajvanit.

Ndërkohë, disa dhjetëra qytetarë protestuan kundër nismës. Ata dogjën flamurin amerikan dhe mbajtën parulla ku shkruhej: “Imperialistët amerikanë, terroristë”, apo “Trupat amerikane të largohen nga vendi”.

Ata besojnë se stërvitja synon të provokojë Kinën dhe të përshkallëzojë tensionet në rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026