Ishte infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta regjisori Muharrem Fejzo

22 Nëntor 2020 | 08:27

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare regjisori  Muharrem Fejzo. Fejzo ishte i infektuar me COVID, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar, duke çuar deri në humbjen e jetës.

Muharrem Fejzo lindi në vitin 1933 në Kolonjë. Pasi kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën, nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.

Më 1966 u diplomua për aktor dhe më tej si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Fejzo ka realizuar regjinë e disa prej filmave të njohur të kinematografisë shqiptare si “Mësonjtorja”, “Mëngjese të reja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”.

Muharrem Fejzo mbante dhe titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026