Amnisti pas zgjedhjeve, Manja: Të gjithë të burgosurit do kenë të drejtën e votës 

Ulsi Manja
11 Prill 2023 | 16:36

Në zgjedhjet e 14 majit rreth 5 mijë të dënuar dhe të paraburgosur do të kenë mundësi të votojnë.

“Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë të gjitha masat për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kemi aktualisht në institucionet tona. Garantimin që secili prej tyre të jetë i pajisur me kartë identiteti. Pavarësisht se nga vjen një i burgosur, ai do të jetë pjesë e listës zgjedhore e bashkisë ku vuan dënimin”, tha Manja .

Ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve pritet të ketë amnisti.

“Një nga arsyet që edhe shtymë amnistinë ishin zgjedhjet për të shmangur çdo lloj alibie. Pas zgjedhjeve drejtoria e përgjithshme e burgjeve do përgatisë një draft të ligjit për amnistinë”, u shpreh ai.

Ministri Manja theksoi se burgjet janë në limitet e kapaciteteve të tyre dhe një nga arsyet që do të ketë amnisti ka të bëj me uljen e mbipopullimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026