Ylli Manjani: Partitë politike në Shqipëri financohen nga krimi e droga
Juristi Ylli Manjani tha për Euronews Albania se debati për rublat ruse apo për dollarët, po përdoret për qëllime politike.
Sipas tij i gjithë debati është hapur në prag të fushatës elektorale pasi sipas tij po përpiqen të shfokusojnë opinionin publik nga fakti se kush politika në Shqipëri financohet nga paratë e krimit.
“Nxjerrja e këtij debati në fushatë elektorale, bëhet me qëllim të përdorimit politik, pra për të bërë pis sa më shumë kundërshtarin. Duke shfokusuar opinionin publik për faktin se kush mori rubla e kush dollarë, shmanget e gjithë vëmendja nga financimi kriminal që ka sot politika në Shqipëri. Politika shqiptare financohet nga krimi, ky është thelbi i debatit.
Politikën tonë e financon krimi, financohet kryesisht me paratë e trafikut të drogës. Politika me paratë e pastruara nga droga vjen në pushtet dhe mban pushtetin. Me paratë e drogës politika blen diplomatë, qëndrime diplomatike, ka blerë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rasti McGonigal, është provë flagrante e kësaj që po them”,-tha Yli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: S’vjen e keqja nga harta, Konventa s’ishte betejë për njohjen e Kosovës
- Shiste të dhëna te hakerët, policia konfiskon faqen e njohur për krimet kibernetike
- Shndërrimi i Kukësit në foto, 20 mijë filma bëhen pjesë e fototekës “Marubi”
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë