Manjani: Yuri Kim ndërhyn në mënyrë të paligjshme në zgjedhje
Juristi Ylli Manjani deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se Yuri Kim po ndërhyn në mënyrë të paligjshme në zgjedhje.
Sipas tij ajo po bën “fushatë të pastër”.
“Zonja Kim thotë që kush voton kandidatët e non gratës është praktikisht non grata. Ju kandidat që iu mbështet non grata, ju keni pronar non gratën. Shihni çfarë termash. Kjo tregon që dhe si individ ka një mungesë të theksuar kulture demokratike. Në cilin standard amerikan, i lëmë të tjerat, e ka dëgjuar këtë historinë që ‘pronari në demokraci’? Ku ka pronarë në demokraci? Cili kryetar në Amerikë është pronar i kandidatëve? Kjo është totalisht e pakulturuar, përveçse e paligjshme, përveçse bën propagandë, përveçse ndërhyn, dhe kjo është fjala më e rëndë, në zgjedhjet e një vendi sovran, ajo e bënë këtë punë në mënyrën më të pakulturuar të mundshme,” – u shpreh Manjani.
Sipas tij, Yuri Kim duhet të sjellë standardin amerikan në zgjedhje, gjë që nuk po e bën. Juristi tha se kontributi i vetëm i ambasadores është nxjerrja në pah e më të keqes së shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë