“Prodhon trafikantë”, Manjani replika me Çanin: Sekuestrohen pronat e McGonigal
Gazetari Arjan Çani dhe juristi Ylli Manjani diskutuan këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania rreth çështjes së informalitetit në Shqipëri. Sipas Çanit informaliteti në vend është mbi 50%, ai tha se ky është një vend që prodhon trafikantë.
Nga ana tjetër Ylli Manjani tha se Edi Rama që tani nuk e ka fare sensin logjik se ku jeton pasi ai ka qëndruar shumë gjatë në pushtet. Sipas tij kryeministri nuk e ka idenë e jetës mikro.
Pjesë nga biseda
Arjan Çani: Ky është një vend informal, këtu informaliteti është në përmasa të frikshme. Këtu nuk është 30% siç thonë, këtu më shumë se 50% është e sigurt. Unë nuk e kuptoj pse nuk e jep më lartë.
Ylli Manjani: Ai është në një fazë të tillë që sikur të gjithë Partinë Socialiste ta nxjerrë në rrugë ai prapë nuk e çan kokën pasi ai është i bindur se është më i miri. Çështja e inflacionit ka lindur menjëherë pas Covid-it. Krahasimi që ne duam të bëjmë me ekonominë në Britani në Gjermani, me ekonomi të mëdha botërore, është çmenduri sepse ti nuk prodhon asgjë.
Arjan Çani: Po ti prodhon o Ylli ti prodhon trafikantë, njerëzit me këtë jetojnë.
Ylli Manjani: Kjo është jeta mikro, ai nuk po luan me mikro.
Arjan Çani: Me mikro po luan, rrogat janë mikro.
Ylli Manjani: Jo sepse ti sapo e the janë dy kategori përfituesish pensionistët që nuk e çajnë kokën dhe administrata që ëhstë e pozicionuar te Partia Socialiste. Ai mendon se është duke bërë ndonjë gjë të madhe aty në SPAK. Ndërkohë janë sekuestruar pronat e McGonigal ku ti ketë dhe sa ti ketë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë