Çani: Njerëzit kanë nevojë të mashtrohen, Rama i fiton zgjedhjet edhe pa dhënë lekë

30 Mars 2023 | 21:47

Analisti Arjan Çani thotë se kryeministri Edi Rama nuk e ka të nevojshme të japë shpërblime apo të rrisë rrogat para fushatës elektorale, pasi sipas tij, i ka të fituata zgjedhjet.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Çani u shpreh se Ramën e favorizon sistemi zgjedhor.

“Unë, personalisht mendoj që nuk është se ndikon shumë 5 mijë lekshi te vota. Mendoj se pensionistët e kanë ndarë mendjen me kohë. Ka një pjesë që votojnë PS-në, ka edhe ca të tjerë që hyjnë në një tjetër sferë që janë kundra çdo qeverie. Nuk ndikon 5 mijë lekshi te vota. Rritja e rrogës minimale, për mua është lajm për ata që nuk kanë të ardhura të tjera.

Asnjë nuk ka ndryshuar. Edhe po të rritet me 30 mijë lekë rrogat, do rriten çmimet. Asgjë nuk do ndryshojë. E gjitha është një iluzion i madh, një mashtrim. Njerëzit kanë nevojë të mashtrohen dhe Rama e di këtë. Po bën detyrë, do të rrijë në pushtet. Se kuptoj pse po jep para në zgjedhje, edhe po mos të japë i fiton zgjedhjet. Sistemi e favorizon”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026