Osmani: Marrëveshja me Serbinë krijon një fazë të re për integrimin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se marrëveshja me Serbinë krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës në Austri, Osmani tha se kanë marrë zotim të fortë të aleatëve ndërkombëtar për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Sipas saj, marrëveshja me Serbinë tani është ligjërisht e detyrueshme për palët.
“Ne besojmë se kjo marrëveshje krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihini atë dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në procesin e dialogut, ku ka pasur të shumta të tilla, kjo marrëveshje është midis dy palëve kontraktuese, dy shteteve të barabarta.
Në neni 1 thuhet se respektohet integriteti territorial, parimi i sovranitetit dhe parimet të tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Po ashtu neni 4 i marrëveshjes përcakton e zeza mbi të bardhë, ligjërisht të detyrueshme që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë