“Më të ashpër me Kinën”, Von der Leyen: Të bashkëpunojmë, por edhe të mbrohemi

30 Mars 2023 | 18:34

Evropa duhet të tregohet më e ashpër me Kinën, ka deklaruar Ursula von der Leyen, e cila e ka përshkruar Pekinin si “më autoritar në planin e brendshëm dhe më kërkues në atë të jashtëm”.

Në prag të udhëtimit në Pekin bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian konkretizoi tonin për epokën e re të marrëdhënieve BE-Kinë.

“Besoj se nuk është as e udhës dhe as në interesin e Evropës të shkëputet nga Kina. Marrëdhëniet tona nuk janë bardhezi dhe as përgjigjja jonë s’mund të jetë e tillë. Prandaj duhet të fokusohemi tek ulja e rrezikut dhe jo tek shkëputja”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Vizita e Von der Leyen dhe Macron vjen pas një takimi mes presidentit kinez me Vladimir Putin në Moskë dhe frikës së Perëndimit se dy vendet po intensifikojnë raportet, me Pekinin që mund të mbështesë agresionin rus.

“Çdo plan paqeje që konsolidon aneksimet e Rusisë është thjesht i pazbatueshëm. Duhet të flasim hapur lidhur me këtë çështje. Se si do të ndikojë Kina tek lufta e Putin do të ndikojë në përcaktimin e të ardhmes së marrëdhënieve BE-Kinë”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja shtoi se, Kina synon të përdorë dobësinë e Rusisë për të përforcuar pozitën e saj gjeopolitike dhe influencën globale të saj.

“Është e qartë se Kina e sheh dobësinë e Putin si një mënyrë për të rritur ndikimin e saj ndaj Rusisë. Dhe është po ashtu e qartë se balanca e fuqisë në këtë marrëdhënie, që për shekullin e fundit ka qenë në favor të Rusisë, tani ka ndryshuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Duke reaguar ndaj fjalimit, Mikko Huotari, shef i Institutit Mercator për Studimet e Kinës, i sanksionuar nga Pekini, tha për Euronews se BE duhet të përshtatet ndaj një bote më dypolare.

“Ne nuk mund të kemi një marrëdhënie mirëbesimi me Kinën për sa kohë ajo mbështet makinën luftarake të Rusisë. Ndaj, në vend që të na tregojnë të tjerët se çfarë duhet të bëjmë në hapësirën tonë, më mirë t’i përcaktojmë vet kushtet e angazhimit. Është diçka që duhet bërë. Ka rreziqe që mund të rriten. Vartësia jonë është e lartë në disa aspekte dhe tensionet gjeopolitike përreth Kinës po rriten. Ndaj është diçka urgjente. Por, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur dhe të mos humbasim përqendrimin”,  tha Mikko Huotari.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE duhet të rivlerësojë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve me Kinën, një akord tregtar që ka mbetur pa u ratifikuar prej 2021-shit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026