14 maji| 6 rivalë për Tiranën, PD zyrtare kandidon vetëm në 16 bashki

5 Prill 2023 | 15:48

Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi këtë të mërkurë listat e kandidatëve të partive politike që garojnë në 11 bashki të vendit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Regjistrimi në KQZ bëhet për ato bashki që kanë më shumë se një KZAZ për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa për bashkitë e tjera regjistrimi do të bëhet në KZAZ përkatëse të çdo bashkie.

Pas vendimmarrjes së Celibashit rezulton se janë 6 kandidatë zyrtarë për bashkinë e Tiranës. Kështu përveç Erion Veliajt dhe Belind Këllçit, dy kandidatët e shpallur të parët, përkatësisht nga Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në garë do të marrin pjesë Roland Bejko nga Partia Demokratike, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, Lajla Përnaska nga PDIU, dhe Marko Dajti nga Fronti i Majtë.

Në total, për zgjedhjet e 14 majit dorëzuan kërkesat për t’u regjistruar 147 kandidatë për 61 bashki. Ndërsa për këshillat bashkiak, rezulton të jenë 22 mijë e 607 kandidatë për anëtarë në këshillat bashkiak të 61 bashkie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026