Vllaznia fiton në limite, spektakël në klasiken e Shqipërisë, ngecin Kukësi dhe Partizani
Vllaznia arrin të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, këtë herë në klasiken e Shqipërisë me Tiranën. Në “Loro Boriçi” të dyja skuadrat dhuruan një 90 minutësh emocionues me gola dhe rast. Marku ishte autori i golit të parë për kuqeblutë, të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në fillimin e fraksionit të dytë,
Muçi ishte autori i golit të barazimit, por sërish Marku ktheu entuziazmin në Shkodër. Sasrak mendoi për të rikthyer besimin tek bardheblutë, por në limitet e ndeshjes Dunga shhënoi golin që i dha Vllaznisë pikët e plota në klasin e Shqipërisë.
Pas këtij suksesi shkodranët e shohin veten në krye të klasifikimit pas tri javësh me pikë të plota.
Kukësi në anën tjetër ka marrë pikën e parë, pas barazimit pa gola në “Niko Dovana”. Durrsakët ishin më kërkues, por pa mundur që të merrnin maksimumin ndaj verilindorëve që dhe një herë tjetër treguan dobësi në këtë edicion të ri. Skuadra e Edi Martinit shënoi pak minuta para fundit, por gjyqtari akordoi një pozicion të parregullt. Në barazim pa gola përfundoi dhe ndeshja mes Partizani dhe Laçit.
Skënderbeu ka gjetur fitoren e parë në këtë edicion të ri, pasi mundi Bylisin në transfertë. Skuadra korçarë e gjeti dy herë rrugën e rrjetës, me Pusin dhe Terziun.
Bylisin në anën tjetër ende nuk ka arritur që të marrë suksesin e parë për këtë edicion. Në takimin tjetër, Kastrioti dhe Apolonia u ndanë në një barazim 1-1.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor