Valë kritikash ndaj Dalai Lamës, të mbijetuarit e abuzimeve seksuale e ‘kryqëzojnë’

11 Prill 2023 | 18:55

Një shoqatë viktimash të abuzimeve seksuale në Shtetet e Bashkuara ka kritikuar ashpër veprimin e Dalai Lamës, i cili u shfaq në një video teksa puthte në buzë një fëmijë.

Rrjeti i të Mbijetuarve të Abuzimeve të Priftërinjve, SNAP, një shoqatë me bazë në Uashington, shprehu neverinë e tij ndaj pamjeve të publikuara.

“Ne jemi po aq të tmerruar sa kushdo tjetër që ka parë veprimet e Dalai Lamës. Shqetësimi ynë kryesor shkon për djalin e pafajshëm që u bë subjekt i një kërkese të neveritshme nga një figurë e nderuar shpirtërore”, thuhet në një komunikatë.

Shoqata vlerëson se, apologjia e liderit budist e bërë përmes rrjeteve sociale është e pamjaftueshme.

“Fakti që një burrë 87-vjeçar i kërkon një djali të vogël të kryejë një akt të hapur seksual në një event publik është shumë shqetësues. Ne vlerësojmë se është me rëndësi që çdo person që konstaton, dyshon apo pëson krime seksuale të kontaktojë forcat e zbatimit të ligjit për të raportuar”, thotë më tej grupi.

Pamjet filmike tregonin momentin kur lideri shpirtëror tibetian ftoi në skenë një djalë, gjatë një eventi bamirësie në tempullin e tij në Indi.

Pasi djali i kërkon 87-vjeçarit ta përqafojë, ky i fundit e puth në buzë dhe e mban fytyrën e të miturit me duar derisa ndahen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026