I vihet tritoli ‘Benzit’ në Vlorë, çaktivizohet nga RENEA

22 Nëntor 2020 | 10:21

Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vënë një sasi lënde plasëse mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht është çaktivizuar në kohë nga forcat xheniere dhe RENEA.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para  bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026