90% e atyre që humbasin patentën ngelin në ritestim
Mënyra se si merret patenta në Shqipëri, shpesh lë shumë hapësirë për të diskutuar, kjo për faktin se ata drejtues mjeti që humbasin pikët e patentës ndodh që të ngelin kur rihyjnë në provim.
Brenda një viti, 350 drejtues mjeti kanë humbur të gjitha pikët e patentës duke u rikthyer sërish në provim si në teori ashtu edhe në praktikë. Të dhënat e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se 90% e tyre ngelin në provim.
Po ashtu rezulton se shumica e tyre e kanë marrë patentën prej dhjetëra vitesh, madje prej vitit 1995 dhe kanë njohje të dobëta të sinjalistikës.
Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet si pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda. Kujtojmë se leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta