Kodi Rrugor, shoferëve të rinj nuk do u lejohen makinat me fuqi motorike të lartë

17 Mars 2023 | 10:31

Kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje me anë të një postimi në Facebook ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor për sa i përket lejeve të drejtimit.

Në ndryshimet e miratuara mbrëmjen e djeshme, drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, pra të makinave, nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kë/ton, ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, do të jetë 65kë/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.

Ndërkohë afatet e rinovimit të patentave të tipit AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE janë rritur nga 10 vite në 15 për të gjithë drejtuesit deri në 70, ndërsa pas moshës 70 konfirmimi i vlefshmërisë së patentës mund të bëhet vetëm pas dorëzimi të certifikatës mjekësore.

Gjithashtu sipas ndryshimeve të miratuara ne Kodin Rrugor, qytetarët të cilëve u është anuluar leja e drejtimit shqiptare për shkak të konvertimit jashtë vendit, do mund ta rimarrin atë pa testim edhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar. Ata mund ta rimarrin patentën shqiptare duke e dorëzuar dhe duke hequr dorë vullnetarisht nga patenta e huaj.

Ndërkohë ka një rritje të moshës edhe për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës e cila nga 65 që është aktualisht do të shkojë 70.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026