Del autopsia e vdekjes së atletit shqiptar: Fatale goditja e airbag-ut në qafë
Do të varroset në vendlindje, Denis Gjura, atleti shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e enjte në Patra të Greqisë.
Automjeti me të cilin lëvizte 25-vjeçari doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me trafikndarëset, duke rezultuar fatale për të riun.
Departamentit Hetimor i Qarkullimit në Patras po vijon punën për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ku nga të dhënat paraprake informohet se 25-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me rrip sigurimi. Gjithashtu gomat e automjetit janë konstatuar në gjendje mjaft të mirë.
Hetuesit besojnë se plaga vdekjeprurëse në qafën e 25-vjeçarit mund të mos jetë për shkak të goditjes, por nga hapja e airbag-ut të shoferit.
Ndarja nga jeta e 25-vjeçarit ka shkaktuar trishtim në botën e sportit në Patra, për shkak të miqësive që i riu shqiptar kishte krijuar.
“Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj së bashku vinin në stërvitje,” tha trajneri i tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë