Presidenti kinez: Do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin territorial të Kinës 

12 Prill 2023 | 17:37

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Distriktin Ushtarak Jugor të Marinës Kineze dhe deklaroi se trajnimi dhe përgatitjet ushtarake duhet të intensifikohen, raportojnë mediat shtetërore.

Ai tha se është e nevojshme të përshpejtohet transformimi dhe forcimi i forcave të armatosura.

Jinping deklaroi se situatave komplekse duhet t’u përgjigjet në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Marina Kineze filloi dje stërvitjen luftarake rreth Tajvanit, vetëm një ditë pasi Pekini njoftoi përfundimin e stërvitjeve ushtarake mes tensioneve të rritura midis autoriteteve në Pekin dhe Taipei.

Presidenti Jinping tha se ai “do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial të Kinës, të drejtat dhe interesat e saj detare dhe do të përpiqet të ruajë stabilitetin në zonat fqinje”.

Autoritetet kineze së fundmi njoftuan se një ‘shkatërrues’ amerikan po operonte në ujërat e saj territoriale rreth Detit të Kinës Jugore.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet po zhvillojnë stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake mes shqetësimeve mbi politikat e Pekinit në rajonin Azi-Paqësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026