Presidenti kinez nis sot vizitën dy ditore në Moskë
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, viziton sot Moskën ku pritet të tregojë mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, teksa tenton të shtyjë përpara një plan për paqe që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Kremlini bën me dije ata do të diskutojnë për një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”.
Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilën Perëndimi e ka pritur me shumë dyshime, pasi u bë publik menjëherë sapo ministri i jashtëm Kinez vizitoi Moskën.
Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit kinez në Rusi që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën.
Ai pritet të drekojë me presidentin Putin të hënën për të vijuar me bisedimet ditën e martë.
Ukraina beson se presidenti kinez po viziton Moskën për t’i dërguar një sinjal botës se Rusia ka disa aleatë.
LEXONI GJITHASHTU
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë