Nis fushata për zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut
Këtë javë në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet lokale në dy komuna, atë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë partive 1 javë afat për të kryer fushatën, teksa zgjedhjet do të mbahen të dielën.
Votimet për Podujevë mbahen, pasi kryetari i kësaj komune Agim Veliu u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të qeverisë së Kosovës. Ato ishin parashikuar të mbahen më 15 mars, por për shkak të pandemisë me koronavirus u shtynë për 29 nëntor.
Në lidhje me këto zgjedhje korrespondenti i Euronews Albania në Prishtinë, Jeton Musliu se në garë për komunën e Podujevës janë tre parti LDK, LVV dhe PDK.
“Sot fillon fushata elektorale, kjo fushatë po mbahet në kohë pandemie, pa tubime të mëdha, por megjithatë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që garon për kryetar të komunës së Podujevës, do të mbajë një konferencë për mediat.
Do të nisë kështu fushata 5 ditore elektorale. Për komunën e Podujevës garojnë tre parti me nga një kandidat, LDK, LVV dhe PDK.
Zgjedhjet në Podujevë shihen edhe një test mes LDK-së dhe VV-së” u shpreh ai.
“Ndërsa sa i përket zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, garojnë disa kandidatë. Garon Lista Serbe, e cila është favorite, një kandidat i pavarur, LVV me një kandidat i PDK-së”, tha ai më tej.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut