Mos i karikoni celularët në vende publike, ja çfarë paralajmëron FBI

13 Prill 2023 | 08:13

FBI ka paralajmëruar konsumatorët të mos i përdorin stacionet e karikimit publik, falas. Sipas FBI, mashtruesit kanë arritur të infektojnë pajisjet me malware ose softuer që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.

“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra në terren e FBI-së në Denver.

Hacker-at kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të futur malware dhe softuer monitorues në pajisje. Mbani me vete karikuesin tuaj dhe kordonin USB dhe përdorni një prizë elektrike në vend të tyre.”

Në vend të përdorimit të stacioneve publike të karikimit USB, FCC u sugjeron njerëzve të përdorin një karikues portativ, të përdorin një prizë AC ose të blejnë një kabllo vetëm për karikim, i cili nuk lejon transferimin e informacionit gjatë përdorimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026