Terapistja: Shqiptarët edhe në Amerikë kanë turp të flasin për shëndetin mendor
Terapistja Entela Kaba tha për “Good Morning Albanians” se shqiptarët vazhdojnë të kenë turp të flasin për shëndetin mendor. Ajo madje është shprehur se kjo gjë vihet re edhe në komunitetin shqiptar në Amerikë.
ajo ka shtuar se ka vënë re se janë burrat ata që e kanë më të vështirë të kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor, pasi vazhdojnë ta konsiderojnë terapinë psikologjike si ‘turp’.
“Stigma në komunitetin tonë, parandalon kërkimin e ndihmës. Është turpi që fëmija jonë, apo burri apo gruaja, ka vrarë veten. Ka edhe komunitete të tjera të cilat preken nga stigma, por shqiptarët e ka në shumë të theksuar stigmën kur vjen puna te shëndeti mendor. Është puna se në rast se ti shkon te terapisti apo po kërkove ndihmë, ti nuk je i aftë mendërisht.
Është pak më ndryshe me amerikanët që po tregojnë më shumë përpjekjen për të ardhur në terapi. Pas covid, terapitë janë shtuar. Por komuniteti shqiptar, disa familje integrohen shumë shpejtë, por integrimi është shumë individual. Ne jemi një komunitet shumë i madh dhe i lidhur me njëri-tjetrin, ne nuk shikojmë shumë jashtë kulturës sonë”,-tha terapistja Entela Kaba.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ylli Manjani tregon rastin në gjykatë: Vodhën sallam ta hanin dhe i çuan në burg
- Lazimi: Ju tregoj çfarë i ndodhi Bolivisë që iku nga Gjykata e Arbitrazhit
- “Do të të shporr nga Shqipëria”, Spahiu: Rama sillej si bajraktar me Becchetin
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump