“Do të të shporr nga Shqipëria”, Spahiu: Rama sillej si bajraktar me Becchetin
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se lufta e qeverisë me biznesmenin Beccheti 10 vjet më parë nisi për shkak të konkurrencës me TV kryesore në vend.
Sipas tij, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’i shpallur luftë Becchetit duke u sjellë si bajraktar përmes mesazheve ku i shkruante “unë do të shporr nga Shqipëria”. Mesazhe që, siç tha, janë përdorur si prova nga Beccheti.
“Historia plasi jo vetëm se ishte një TV opozitar, por për dy arsye: për shkak se tre TV që kanë monopolin e konsideruan rrezik në tregun e tyre një TV me shumë investime që i mori gazetarët. Dhe gjithë këta televizione shkuan te Rama dhe i thanë “o na heq Beketin ose të shpallëm luftë ty”. E dyta, në atë periudhë Beketi deklaronte rroga deri në 1 mln euro në vit për gazetarët. A janë të vërteta? Kjo është çështje e prokurorisë. A ka të drejtë Rama se çështjet nuk zgjidhen sikur ti je bajraktari i fshatit, që i çon sms dhe i thua “unë do të shporr nga Shqipëria”. Prova që ka përdorur Beketi është sms që i ka dërguar Rama dhe thotë; shikoni, unë jam tërhequr politikisht”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Manjani tregon prapaskenat si ministër drejtësie: Si nisi lufta e Rama-Becchetti
- Ish-avokatja e shtetit: Rama i detyruar të paguajë milionat e eurove për Becchetin
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë