Champions League| Galaktikët mposhtin Çelsin, Milani fiton në derbin e Italisë

13 Prill 2023 | 10:20

Milani ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-0, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Goli u shenua në minutën e 40-të, ndërkohë që skuadra e Spaletit, u detyrua te luaj me 10 lojtarë prej minutës së 74-t. Milan mori fitoren e parë  dhe e pret ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.

Real Madrid ka siguruar një fitore të pastër 2-0 ndaj Çelsit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Ançelotit ka siguruar fitoren që i nevojitej për të shkuar me një avantazh në ndeshjen e dytë, edhe pse mund të mbyllte që sot kualifikimin.

Përtej një starti të vrullshëm të anglezeve, ndeshja foli për skuadrën e Realit që dominoi në lojë e raste, pasi gjeti golin e parë me Benzema.

Ne pjesen e dytë Celsi mbeti me  10 futbollistë pas një kartoni të kuq. Kjo ia bëri më të thjeshtë punën Realit, që gjeti edhe golin e dytë.

“Asgjë nuk ka mbaruar, ka mbetur një sfidë tjetër dhe ne duhet të përgatitemi. E dimë që Çelsi do të përpiqet të japë gjithçka javën e ardhshme”, ka deklaruar Ançeloti.

Duhet të jesh i qetë sepse kanë mbetur edhe 90 minuta, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të dimë ta menaxhojmë atë avantazh, duke u përpjekur të përsërisim këtë ndeshjen deklaroi Anceloti.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës

Lionel Messi festoi ditëlindjen e tij të 39-të të mërkurën në Kupën e Botës ku po tregon sërish talentin e tij. Kampionia në fuqi, Argjentina është kualifikuar...
09:18 | 25/06/2026

Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B

Zvicra siguroi vendin e saj në 1/16 e Kupës së Botës duke mposhtur bashkë-organizatoren e Kampionatit, Kanadanë, për të përfunduar në krye të Grupit B....
08:50 | 25/06/2026

Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër

Bosnja dhe Hercegovina e dominoi Katarin me rezultatin 3-1 për të siguruar një vend në raundin tjetër në ndeshjen e tyre të fundit të Grupit...
08:33 | 25/06/2026