Champions League| Galaktikët mposhtin Çelsin, Milani fiton në derbin e Italisë
Milani ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-0, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Goli u shenua në minutën e 40-të, ndërkohë që skuadra e Spaletit, u detyrua te luaj me 10 lojtarë prej minutës së 74-t. Milan mori fitoren e parë dhe e pret ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.
Real Madrid ka siguruar një fitore të pastër 2-0 ndaj Çelsit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Ançelotit ka siguruar fitoren që i nevojitej për të shkuar me një avantazh në ndeshjen e dytë, edhe pse mund të mbyllte që sot kualifikimin.
Përtej një starti të vrullshëm të anglezeve, ndeshja foli për skuadrën e Realit që dominoi në lojë e raste, pasi gjeti golin e parë me Benzema.
Ne pjesen e dytë Celsi mbeti me 10 futbollistë pas një kartoni të kuq. Kjo ia bëri më të thjeshtë punën Realit, që gjeti edhe golin e dytë.
“Asgjë nuk ka mbaruar, ka mbetur një sfidë tjetër dhe ne duhet të përgatitemi. E dimë që Çelsi do të përpiqet të japë gjithçka javën e ardhshme”, ka deklaruar Ançeloti.
Duhet të jesh i qetë sepse kanë mbetur edhe 90 minuta, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të dimë ta menaxhojmë atë avantazh, duke u përpjekur të përsërisim këtë ndeshjen deklaroi Anceloti.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve