“Spiuni i Pentagonit”-Washington Post: Është një djalë i ri, racist që adhuron armët
Është një djalë i ri me akses në një bazë ushtarake, spiuni që ka publikuar dokumentet sekrete të Shteteve të Bashkuara mbi luftën në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur Washington Post, që citon një anëtar të platformës “Discord”, në të cilën janë publikuar dokumentet amerikane.
Informatori quhet “Og” dhe sipas burimit, është një person i pasionuar pas armëve.
Washington Post, që publikon ekskluzivisht lajmin, pretendon se ka zhvilluar bisedime të gjata dhe të shumta me burimin e saj, që ka më pak se 18 vjeç dhe që ka folur në kushte anonimati.
Në hetimin e saj, gazeta prestigjioze thotë se ka vëzhguar një video në të cilin “Og” ndodhet në një poligon qitjeje, i pajisur me syze sigurie dhe kufje dhe duke mbajtur në duar një pushkë të madhe.
Ai bërtet drejt telekamerës duke shqiptuar fyerje raciste dhe antisemite, ndërsa më pas qëllon disa plumba ndaj një objektivi.
E përditshmja amerikane shkruan më tej se ka ekzaminuar rreth 300 foto të dokumenteve të klasifikuara, shumica e të cilave nuk janë publikuar.
Mes tyre ka edhe dokumente të shkruara nga vetë “Og”, një regjistrim audio të adoleshentit që u flet shokëve të tij dhe fotografi të të dyshuarit, që ndodhen në serverin e platformës “Dicord”.
“Ai është i shkathët, i fortë, i armatosur dhe i stërvitur. Ka thuajse gjithçka që mund të presësh nga një film aksion”, ka deklaruar burimi i intervistuar nga Washington Post.
LEXONI GJITHASHTU:
Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë
JD Vance mbërrin në Zvicër, sot bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit
Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 08:53 Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë
- 08:39 JD Vance mbërrin në Zvicër, sot bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:07 Pas protestës së ditës së 21-të, një pjesë e protestuesve e kalojnë natën para Kryeministrisë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)