Tjetërsimi i pronave, hiqet arresti i shtëpisë ndaj ish-deputetit të PS

23 Nëntor 2020 | 15:12

Gjykata e Lezhës i ka hequr masën e sigurisë arrest shtëpie ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i akuzuar si i përfshirë në  tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun”.

Gjykata ka caktuar për Ndokën masën e detyrimit të paraqitjes ndërsa më herët Gjykata e Posaçme veçoi çështjen ndaj tij duke e dërguar në Lezhë.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vijon procesi për pjesën tjetër e grupit mes tyre dhe Gjevi Ndoka, vëllai ish-deputetit dhe familjarë të tjerë të tij.

Arben Ndoka i zgjedhur deputet në siglën e PS-së për Qarkun e Lezhës dorëzoi mandatin e deputetit në shtator 2015, pas presionit të ushtruar nga opozita dhe akuzave të saj se ishte person me të kaluar kriminale.

Për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin është dënuar dhe ish-kreu i Bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026