Komenti i zv.kryeministrit për të pagjeturit e luftës shkakton reagime, kërkohet dorëheqja
Një deklaratë e zv. Kryeministrit Driton Selmanaj, në një emision televiziv, nxiti reagime ndaj tij. Për çështjen e të pagjeturve, ai tha se “jemi lodhur me këtë qasje”, duke aluduar në përdorimin e shpeshtë të kësaj teme nga persona të ndryshëm.
Reagimi i Selmanajt pasonte interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend, për të pagjeturit, ditën e enjte, ku ishte përcjellë me tensione, pasi në fillim pati përplasje mes Arben Gashit të LDK-së e Saranda Bogujevcit të LVV-së, e cila është e mbijetuar e masakrës në luftën e fundit në Kosovë. Tani Selmanajt po i kërkohet të japë dorëheqje pasi konsiderohet se deklarimi i tij është fyes.
“Si zv. kryeministër, deklaratat e tij nuk përfaqësojnë vetëm atë si individ por përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës. Kështu përmes tij, Qeveria e Kosovës po ofendon qytetarët e Kosovës”.Për këtë çështje, foli sot edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai tha se deklarata e zëvëndësit të tij, Selmanaj, është e shtrembëruar nga persona të caktuar. Hoti u shpreh se kërkon falje nëse dikush është ndjerë keq, mirëpo, sipas tij, e vërteta nuk qëndron ashtu”, thotë Igballe Rogova, kryetare e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës.
“Nëse dikush nga ta është ndier keq, nga infornatat e shtrëmbëruara, për deklarimet e z. Selmanaj, edhe për ato iu kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç është thënë publikisht”, ka deklaruar Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë, pas dështimit të votimit në seancë të rezolutës për të pagjeturit, të propozuar nga Vetëvendosje, Liburn Aliu nga kjo parti tha se zv. Kryemjnistri Selmanaj nuk është i mirëpritur në Kuvend.
“Çdo ditë që kalon pa marrë masa për largimin e Driton Selmanajt nga pozicioni i zv. Kryeministrit, është veçse dëmtim përveç fyerje për viktimat dhe krimet e Serbisë në Kosovë. Ndaj i apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim yni në solidarizim me indinjatën e thellë të qytetarëve dhe familjarëve të viktimave”, tha Aliu.
Debati për të pagjeturit bëhet pikërisht në ditën kur në Kizhevak të Serbisë, kanë filluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore, që dyshohet se u takojnë trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë