Zbulohet emri i të dyshuarit në rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit
I dyshuari për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira, thanë zyrtarët amerikanë për CBS News.
New York Times raportoi më herët se ai ishte drejtuesi i një grupi lojërash në internet ku skedarët e zbuluar muajt e fundit kishin të njëjtin emër, shkruan BBC.
Gazeta tha se ai është një anëtar 21-vjeçar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.
New York Times foli me anëtarë të tjerë të grupit online, njëri prej të cilëve tha se e njihte personin që zbuloi dosjet për të paktën tre vjet.
Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord – një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët.
Dokumentet përmbajnë një sërë vlerësimesh të inteligjencës për luftën në Ukrainë, por edhe inteligjencë të ndjeshme për vendet në mbarë botën, përfshirë aleatët e SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West