Kreu i Pentagonit, thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Siri

1 Dhjetor 2022 | 07:29

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka kundërshtuar homologun e tij turk për operacionin ushtarak në Siri, ndërsa ka shprehur dhe shqetësim për situatën e përshkallëzuar në atë vend.

Sekretari Austin, në telefonatën me homologun Hulusi Akar, shprehu ngushëllimet për një sulm më 13 nëntor në Stamboll, tha Pentagoni.

“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIS-in,” thuhet në një deklaratë.

Austin bëri thirrje për ulje tensionesh dhe shprehu kundërshtimin e fortë të Departamentit ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026