Farmacistët nuk kanë filluar ende rimbursimin për të prekurit nga Covid-19

23 Nëntor 2020 | 17:59

Pak ditë pas daljes së vendimit për rimbursimin e ilaçeve për pacientët me covid-19, teksa shifrat e të prekurve vazhdojnë të mbeten të larta, qytetarët nuk po i drejtohen mjekëve të familjes për barna me rimbursim, por po vazhdojnë të blejnë ilaçet që u rekomandojnë mjekët specialistë.

Farmacistja Teuta Maçi deklaron se askush nuk është paraqitur ende në farmacinë e saj me kodin e dhënë nga mjeku i familjes për të marrë ilaçet e COVID me rimbursim, ndonëse farmacia e saj ndodhet në një zonë mjaft të populluar pranë qendrës së Tiranës.

“Jo ende jo nuk kanë ardhur akoma pacientë që kanë treguar kodin e mjeku të familjes për përshkrimin e recetës së covidit. Momentalisht vazhdojmë akoma me metodën e vjetër. Shohim më së shumti recetat e mjekut specialist, po ashtu edhe të mjekut të familjes, por mbizotërojnë recetat e mjekëve pneumologë dhe infeksionistë”, tha ajo. 

Sipas saj skema do të jetë e suksesshme vetëm nëse përgjigjet e tamponëve do të dalin shpejt, në të kundërt ajo nuk do të jetë efektive.  

“Është kusht për recetat me rimbursim që të kenë përgjigje të tamponit. Nuk mjaftojnë vetëm analizat e gjakut apo dyshimi që mjeku ka, për të marrë recetën me rimbursim dhe për këtë arsye mendoj që jemi akoma në ditët e para ku shumë persona që preken tani dhe që do të marrin receta me rimbursim duhet të kryejnë edhe procedurën e tamponit që është ose shumë e kushtueshme ose mund të zgjas edhe shumë dite , dhe shumë herë njerëzit vijnë vetë pastaj, i marrin në mënyrë private barnat. Kështu që të ketë sukses si skemë duhet që edhe procedura e tamponit të jetë pak më e shpejtë”

Euronews Albania kontaktoi edhe me disa mjek familjeje për t`i pyetur nëse gjatë kësaj kohe kanë lëshuar receta të rimbursueshme për pacientët me covid, por përgjigja ishte jo.

Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka nxjerrë udhëzimet dhe listën e barnave që do të rimbursohen për pacientët me covid, por i pyetur në lidhje me numrin e recetave me rimbursim që janë dhënë deri tani, nuk ka dhënë asnjë informacion.  

Lexoni gjithashtu:

Dy skemat e rimbursimit të ilaçve për pacientët e prekur nga Covid-19

Si rimbursohen ilaçet? Receta i shkon farmacisë dhe pacienti s’paguan për kurimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026