75% më shumë dënime me vdekje në Iran në vitin 2022
Irani ekzekutoi të paktën 582 persona në vitin 2022, që është 75 për qind më shumë se një vit më parë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Ata vlerësojnë se rritja e numrit të dënimeve me vdekje pasqyron përpjekjet e Teheranit për të “rrënjosur frikë” në mesin e protestuesve kundër regjimit.
Ky ishte numri më i lartë i ekzekutimeve në Iran që nga viti 2015, sipas një raporti të publikuar të enjten nga Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR).
Shumica e dënimeve me vdekje, të paktën 544 prej tyre, u kryen ndaj personave të akuzuar për vrasje dhe krime të lidhura me drogën.
Dy grupe të të drejtave të njeriut thanë se duke rritur numrin e dënimeve me vdekje, Teherani po përpiqej të trembte pjesëmarrësit e demonstratave që shpërthyen në të gjithë vendin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini shtatorin e kaluar, e cila vdiq në paraburgimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje