Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të shtrenjtat në histori
25 prilli do të jetë procesi elektoral më i kushtueshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur shumën që nevojitet për instalimin e pajisjeve nëpër qendrat e votimit dhe rezultati ishte disi i kripur për financat shqiptare, 16 milionë euro.
Në total për 25 prillin do të ngrihen 5274 qendra votimi dhe është parashikuar që kompania fituese duhet të sigurojë edhe një sasi pajisjesh elektronike rezervë dhe në total do të nevojiten rreth 5400 të tilla me një kosto prej 3 mijë eurosh një.
Por tek kjo shumë parash nuk përfshihen shpenzimet e tjera si dy projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik, instalimi kamerave nëpërmjet qendra votimi, apo edhe paratë për të blerë edhe fletët e votimit.
Këtë shumatore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta paraqesë në tryezën e kabinetit qeveritar, i cili ditën e mërkurë është i detyruar të alokojë fondet nga buxheti i shtetit i cili këtë vit ka qenë mëse i dërrmuar nga covid-19.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal