Mjeku Ilir Alimehmeti tregon detajin që e bën ”skeptik” për vaksinën kundër Covid-19
Pandemia e Covid-19 vijon të përhapet vrullshëm në vend dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi se në 24 orët e fundit 17 pacientë kanë humbur jetën. Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania thotë se rezultati i masave shtrënguese ka ulur numrin e infektimeve, kryesisht tek moshat e reja.
“Një në tre tamponë ka dalë pozitiv. Kjo është ajo që shoh unë. Rastet po shtohen, dhe këtë po e shikojmë në shtrimet ne spital, por edhe tek vdekshmëria, por po shtohet edhe aftësia e mjekut. Të gjitha masat që u morën, qenë masat që prekën moshat e reja; mbyllja e universiteteve, mbyllja e natës, dhe është e pritshme që të kemi më pak raste tek mosha e re, sepse i kemi mbyllur. Të rinjtë nuk kanë shenja të rënda, dhe nuk u kërkohet të marrin tamponin”, tha ai.
Ai komentoi edhe pretendimin e Partisë Demokratike, e cila ka thënë se qeveria Rama ka fshehur numrin e vdekjeve nga Covid-19. Mjeku tha se mund të ketë raste, të cilat nuk janë shënuar, por nuk zgjodhi të flasë më gjerë për këtë çështje sensitive.
“Unë do të thoja se ne kemi parë deklarata se si janë shënuar këto vdekje, dhe me sa kuptohen shënohen ato me tamponë pozitivë, por kemi dhe raste me tamponë negativë, kemi pasur raste të lehta me tamponë pozitivë. Ka raste negative që mund të ketë pësuar fatalitet dhe ndoshta nuk janë në regjistër, mund të ketë raste edhe nëpër shtëpi, por mund të ketë raste dhe jashtë shtetit, për të cilat nuk kemi informacion, ose nuk kanë hyrë këto informacione ende”, theksoi ai.
Mjeku ndër të tjera foli edhe për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19, dhe për këtë tha se nëse simptomat e të infektuarve janë të lehta, ato lehtësisht mund të trajtohen në shtëpi.
“Patjetër që po, nëse simptomat nuk janë të forta”, tha Alimehmeti.
Duke folur për efikasitetin e vaksinës kundër Covid-19, z. Alimehmeti krahas optimizmit ka edhe një merak: “Vaksina është diçka shumë e mirë, po nuk ishte ndoshta ky momenti, dhe kjo është hera e parë që të dhënat shkencore publikohen në New York Times, por ato duhet të publikohen në revista zyrtare dhe shkojnë tek autoritetet përkatëse”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës