‘Spiunia’ s’do ekstradohet, avokati: Në Rusi do përndiqej, ka qëndrime anti-Putin

14 Prill 2023 | 16:03

Shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare nuk do të ekstradohet në Rusi.

Kështu ka vendosur gjykata e Elbasanit për Svetlana Timofeeven me argumentin se në shtetin e lindjes i rrezikohet jeta.

Vetë Timofeeva nuk dha asnjë deklaratë gjatë seancës, ndërsa vendimin e mirëpriti avokati mbrojtës.

“Ishte vendimi i duhur, i bazuar në ligj. Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, do t’i rrezikohej jeta, pasi dihet qëndrimi i saj kundër regjimit të Putinit”, tha avokati Fatmir Lushi.

Për shkak se në vendin e saj nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut, Gjykata mori parasysh kërkesën e bërë nga vetë blogerja ruse për tu mos ekstraduar në Rusi.

Më herët ajo kishte kërkuar azil politik me të njëjtin argument.

33-vjecarja ruse u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy miqtë e saj Mikhail Zorin, nga Rusia, dhe Fedir Aplatov nga Ukraina. Ata u prangosen pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën spraj paralizues ndaj dy ushtarëve që po e ruanin këtë objekt ushtarak.

Svetlana Timofeeva po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në Gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë qark.

Svetlana Timofeeva do të gjykohet në Shqipëri për akuza “Dhënie të informacioneve sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026