Britania heq bllokadën. Johnson njofton masat e reja lehtësuese, në fuqi deri në mars
Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi të hënën masa të reja për të zëvendësuar bllokadën e vendosur kundër COVID-19.
Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë i ka vënë veshin qasjes së autoriteteve vendore për të rihapur bizneset aty ku kuotat e infeksionit janë të ulëta.
Rreth 2 javë nga vendosja e bllokadës kombëtare, për t’i bërë kontrast rritjes së rasteve me coronavirus, Johnson tha se masa në fjalë kishte reduktuar nivelin e infektimeve, ndaj dhe lehtësimet do të fillojnë nga data 2 dhjetor.
Johnson është gjendur nën presion nga ligjvënësit e partisë së tij konservatore për të hequr bllokadën. Shumë prej tyre kishin kërcënuar se do të votonin kundër kufizimeve të reja nëse ato do të dëmtonin ekonominë.
“Nga e mërkura e ardhshme, njerëzit do të mund të dalin nga shtëpia për çfarëdolloj arsyeje dhe të takohen me njëri-tjetrin në hapësirat publike. Gjithashtu, dasmat dhe sportet në ambjente të hapura do mund të rifillojnë dhe dyqanet, palestrat dhe sallonet e bukurisë do të mund të rihapen. Por pa masa mbrojtëse rrezikojmë që virusi të përshkallëzohet në dimër, ose gjatë Vitit të Ri”, deklaroi Johnson.
Anglia do të kthehet kështu në sistemin me nivele përpara bllokadës, por masat këtë herë do të jenë më të ashpra. Detajet mbi zonat ku ato do të aplikohen do të publikohen më vonë gjatë javës.
Në përpjekje për të lehtësuar shqetësimet e skeptikëve në radhët e partisë së tij, kryeministri tha se masat e reja do të jenë në fuqi deri në fund të marsit.
“Do të jetë një dimër i vështirë, Krishtlindja nuk do jetë normale dhe rruga deri në pranëverë është e gjatë. Por ne kemi marrë kthesën dhe rrugëdalja ndodhet para nesh”, theksoi Johnson.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar mbi 18 mijë e 660 raste të reja infektimi dhe thuajse 400 vdekje në 24 orët e fundit. Në total, të infektuarit llogariten mbi 1.5 milionë, ndërsa viktimat mbi 55 mijë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut