Veliaj vlerëson me Medaljen e Mirënjohjes boksierin Prenga: Frymëzim për të rinjtë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë boksierin shqiptar, Kristian Prenga i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt.
Në shenjë vlerësimi, Veliaj i dha boksierit Prenga, Medaljen e Mirënjohjes së qytetit.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote! Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Je frymëzim për djemtë e vajzat në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë Shqipërisë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku tha se tashmë që Tirana këtë vit është dhe Qyteti Europian i Sportit, mezi pret që këtë titull boksieri ta sjellë edhe në kryeqytetin shqiptar.
“Mezi pres, këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, ndoshta e gjejmë një mundësi edhe kur afrojnë festat e nëntorit, të kemi një ndeshje tënden në Tiranë”, u shpreh kryebashkiaku.
Edhe vet boksieri konfirmoi se në vjeshtë ka planifikuar ndeshjen e radhës në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta