Baçi: Të gjithë kandidatët ndihmojnë Veliajn. Çfarë do që kandidon Përnaska?
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo kandidat që del kundër kandidatëve të dalë nga primaret e PD, çon vota te Erion Veliaj.
Sipas tij, nëse Rama dhe Veliaj do ishin kaq të sigurt te fitorja, nuk do bënin këto përpjekje për të përçarë votat e opozitës.
“Pse del zonja Përnaska aty? Del të bëhet kryetare bashkie? Është zonjë e nderuar; të rrijë si zonjë dhe qytetare. Është e ndërgjegjshme që i ka shanset 0 për të marrë vota, por e bën për të ndihmuar dikë tjetër. Veprimi i saj është për të ndihmuar Veliajn. Dhe Bejko nuk është futur në garë për të fituar bashkinë, se e di që do marrë aq pak vota sa do pendohet. Çdo kandidat që del kundër kandidatëve të dalë nga primaret e PD ndihmojnë Veliajn”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Baçi: Alibeaj i ka dyert e hapura në selinë blu, ka dhe rrobat në zyrë
- Luan Baçi zbulon deputetin afër Alibeajt që mbështet kandidatin e primareve
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet