Luan Baçi zbulon deputetin afër Alibeajt që mbështet kandidatin e primareve

11 Mars 2023 | 14:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, komentoi nga studio e Euronews Albania situatën në Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale.

Baçi deklaroi se PD-ja e përfqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk po gjen dot kandidatë për t’i nxjerrë në garë në zgjedhjet lokale.

Ai shtoi se në bazë të informacioneve që ka, edhe deputeti Saimir Koreshi ka dalë në mbështetje të kandidatit të primareve për Lushnjën.

“Në Lushnjë nuk gjen dot Alibasha kandidat, deri tani po kërkon, por ia kanë prerë të gjitha strukturat aty. Mua më vjen mirë, nuk e kam dëgjuar vetë, por më kanë thënë se edhe zoti Koreshi është shprehur se do të mbështesë kandidatin e primareve dhe nuk pranojnë kanidat tjetër.

Kjo është për t’u vlerësuar se ai është deputeti i Lushnjës dhe po tha ai që nuk ka kandidat tjetër, nuk ka mundësi Alibasha të caktojë kandidat”, tha Baçi.

Për sa i përket Tiranës, Baçi theksoi se nuk do të ketë demkrat që do të dojë të turpërohet duke garuar për PD-në e Alibeajt.

“Sot në rrjete sociale kam lexuar një emër që Alibasha mund të kandidojë për Tiranën, nuk e fiksova me thënë të drejtën. Ndoshta po mundohet të gjejë një zgjidhje për Tiranën, por nuk besoj se do të ketë ndonjë demokrat i cili do t’i lejojë vetes poshtërimin në zgjedhjet lokale. Poshtërimi dhe turpërimi për burrin është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë”, tha Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026