“Bashës i mbaron afati në mesnatë”- Celibashi: Ja kur do marrim vendimin për PD-në

11 Mars 2023 | 12:33

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, mbajti këtë të shtunë një konferencë për media, ku foli dhe në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Celibashi theksoi se dokumentacioni i dorëzuar nga PD është i mangët, për sa i përket mungesës së firmës së Lulzim Bashës si kryetar në letra i kësaj force politike.

Celibashi theksoi se afati për dorëzimin e dokumentacionit të plotë nga ana e PD-së përfundon sot në mesnatë dhe se më pas vendimarrja për regjistrimin ose jo në zgjedhje mund të merret gjatë 48-orëve në vijim.

“Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12”, tha Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria drejt trenave elektrikë, Karakaçi nga Kuvendi: Nis elektrifikimi i linjës Tiranë-Durrës-Rinas

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026